Përcillet sot për në banesën e fundit gazetari dhe analisti Andrea Stefani.

Homazhet në nder të tij po zhvillohen në hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptarë deri në orën 12:00.

Familjarë, të afërm, miq, kolegë të shumtë në numër po i japin lamtumirën e fundit analistit dhe gazetarit që humbi jetën nga një sëmundje e rëndë.
Andrea Stefani humbi jetën tre ditë më parë në një spital në Romë.

Ai ka lënë pas bashkëshorten, Enkeledën, vajzën Stefani dhe djalin Danielin.
Stefani punoi prej 20 vitesh në media si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të shtypit dhe medias vizive shqiptare.

Njihej për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri.

Redaksia Online