Surprise Me!

Rreziku i sistemit bankar në rast krizash, bankat krijojnë Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme

2016-12-06 0 Dailymotion

Shumë qeveri kanë përdorur paratë e taksapaguesve për të shpëtuar bankat nga falimenti në kohë krize.

Për të shmangur këtë, qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë kanë hartuar rregulla të reja, që parashikojnë krijimin e një fondi të veçantë nga bankat për t'u përdorur në rast rreziku.

Përfaqësues të opozitës thonë se kjo është kosto shtesë për bankat.

Bazuar në shifrat e fundit të bankave, deri në Shtator, totali i detyrimeve gjithsej i bankave të nivelit të dytë është afro 1.2 trilionë lekë dhe nëse merret kjo si referencë, i bie që për 10 vjet, bankat duhet të krijojnë një fond prej 6 miliardë lekësh.

Në rastet kur mjetet financiare të bankës së nivelit të dytë vlerësohen prej Autoritetit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme si të pamjaftueshme, atëherë mund të kërkohet një hua nga buxheti i shtetit.

Buy Now on CodeCanyon