Buxheti i vitit 2017 ka përplasur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë Ministren e Arsimit Lindita Nikolla me deputetët e Partisë Demokratike.<br /><br />Deputeti Ridvan Bode akuzoi se janë rritur ndjeshëm çmimet e librave dhe shërbimeve arsimore, ndërkohë që kanë ardhur në ulje shpenzimet buxhetore në këtë sektor.<br /><br />Ndërsa deputetja Jorida Tabaku tha se për herë të parë në 25 vite buxheti mbulon vetëm për 9 muaj pagat e pedagogëve, duke ua lënë vetë universiteteve sigurimin e 3 muajve të tjerë.