Zyrtarisht kemi hyrë në muajin e festave. Shumë prej qyteteve në Shqipëri kanë ndezur dritat duke i uruar mirëseardhjen festimeve të fundvitit.<br /> <br />Berati jo vetëm ka ndezur dritat e festës por hapi edhe siparin e aktiviteteve që priten të zhvillohen gjatë këtij muaji.<br /> <br />Kryetari i bashkisë Petrit Sinaj ftoi të gjithë qytetarët të jenë prezente në qendër te qytetit, për të ndjekur aktivitetet kulturore dhe për të festuar së bashku.