Ministri i Mjedisit, Lefter koka në mënyrë simbolike zgjodhi të mbjellë vetë fidanin e parë të fushatës kombëtare të pyllëzimit në Përmet.

10 milionë lekë të reja janë vënë në dispozicion për gjelbërimin e të gjitha akseve kryesore dhe mjediseve publike të Përmetit me 2 mijë fidanë dru shkurre dhe lule dekorative.

?Në këto zona ka nisur një frymë e re. Bashkëpunimet tona me Bashkinë Përmet janë shumë dimensionale e në disa sektorë, ku vlejnë të theksohen ato në trajtimin e mbetjeve apo menaxhmin e pyjeve, 2 sektorë shumë te rëndësishëm për shëndetin qytetarëve . Në Përmet duhet të zhvillohet edhe më tej turizmi e t?i kthehet tradita këtij qytetit?.

1000 trëndafila do të mbillen në Përmet në kuadër të kësaj fushate, për t'i dhënë kështu emrin të cilin e mban prej kohësh "Qyteti Trëndafilave". Projekti ?Gjelbërimi i mjediseve publike të qytetit Përmet? pritet të mbarojë brenda këtij muaji.