Kreditë e këqija shënuan një tjetër rritje në muajin tetor të këtij viti duke vijuar të njëjtin trend prej afro 10 muajsh.

Sipas të dhënave më të fundit të shoqatës së bankave, kreditë me probleme në tetor arritën në afro 21.4% e totalit të kredisë që është dhënë për ekonominë, ose afro 1.28 miliardë dollarë.

Nëse krahasohet me fundin e vitit të kaluar, kur kreditë e këqija ranë në 18.2% të totalit të kredive, ose 1.06 miliardë dollarë, atëherë rritja e portofolit të huave me probleme në banka për 10 muaj rezulton të jetë rritur me rreth 220 mln dollarë më shumë.

Në sistemin bankar janë 35 korporata që zotërojnë afro 65% të kredive të këqija ose një vlerë prej 600 milionë euro.

Ekspertet kanë ngritur disa herë shqetësimin se çështja e kredive me probleme mbetet pengesa kryesore, përsa i përket rigjallërimit të kreditimit në ekonomi. Për këtë është marrë një plan masash nga qeveria dhe banka e Shqipërisë, por që shifrat tregojnë se nuk po japin efekt.