Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor për CEZ-in.<br /> <br />Dy javë pasi braktisi punimet e këtij komisioni me pretendimin se kreu i tij, Taulant Balla, është në konflikt interesi, i njëjti argument është përdorur nga Berisha për të refuzuar edhe mbledhjen e kësaj të premte.<br /><br />Mungesa e Berishës shkakoi debat dhe përplasje verbale me akuza e kundërakuza ndërmjet Taulant Ballës dhe Arben Ristanit.
