TIRANE-?Vijmë me një lajm të mirë tek ju sot. Shumë nga ju përfitojnë nga Amnistia e fundvitit, dhe një pjesë e juaja do të lenë qelitë ku vuajnë dënimin. Por ju nuk do të jeni vetëm?. Kështu u shpreh sot nga burgu i Grave në ?Ali Dem? në Tiranë, ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi duke garantuar gratë e burgosura, se ato që do të fitojnë lirinë do të punësohen.<br /><br />?Ajo që do të bëjmë është punësimi juaj. Për secilën prej jush që do të lerë burgun, do integrohet në shoqëri përmes punës që do i gjejmë?.