Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Disa zona të Qarkut të Beratit janë seriozisht të rrezikuara nga përmbytjet këtë dimër. Alarmin e ka dhënë Prefekti i Qarkut, Fadil Nasufi sipas të cilit shfrytëzimi pa kriter ka sjellë devijimin e shtratit të Osumit. Sipas Nasufit rreziku rritet edhe nga keqmenaxhimi i disa rezervuareve
Berati rrezikohet seriozisht nga përmbytjet këtë dimër për shkak të shfrytëzimit pa kriter të Lumit Osum dhe të rezervuarëve.
Prefekti i Beratit, Fadil Nasufi ka dhënë alarmin në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave nga ku kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve.
Nasufi akuzoi direkt firmat private të inerteve se kanë devijuar shtratin e Lumit Osum .
Nasufi: ?Nisur nga eksperiencat e kaluara, nga infrastuktura ekzistuese, resurset materiale dhe njerëzore të menaxhimit të situatave emergjente dhe vlerësimit e analizës së riskut, mendoj se qarku i Beratit nuk preket gjatë stinës së dimri më shumë nga këto ngjarje?.
Por veç lumit, disa zona të Beratit i rrezikojnë edhe rezervuarët, pasi subjektet që i shfrytëzojnë ata për rritjen e peshkut mbajnë nivele të larta uji.

Për më shumë lexoni nw: http://www.oranews.tv/vendi/prefekti-i-beratit-jep-alarmin-per-permbytjet/