SARANDË- Vritet me armë zjarri Agron Xhezairi në fshatin Ksamil.<br /><br />53 vjecari është qëlluar nga persona të paidentifikuar rreth orës 17:40 të së dielës dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.<br /><br />Burime nga Policia e Sarandës bëjnë me dije se ndaj Agron Xhezairit është qëlluar me breshëri, në oborrin e shtëpisë së tij nëpërmjet një automatiku.