Surprise Me!

Gruevski fiton zgjedhjet në Maqedoni

2016-12-18 1 Dailymotion

VMRO DPMNE-ja e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski ka fituar zgjedhjet e përgjithshme ne Maqedoni. Ajo kryeson ndaj opozitës së LSDM-së me një diferencë të ngushtë prej rreth 15 mijë votash.

Nga të dhënat e deri tanishme të komisionit shtetëror të zgjedhjeve, janë numëruar 99. 72% e votave, nga të cilat ka rezultuar se me 38.06 të votave VMRO kryeson ndaj 36.69% të votave që ka marrë opozita social demokrate e LSDM. Përkthyer në mandate, partia e ish kryeministrit Gruevski ka marrë 51 vende në parlamentin e ri, ndërsa LSDM 49.

Në kampin shqiptar e para renditet BDI e Ali Ahmetit me 7.30% te votave, ose 10 deputete, e ndjekur nga lëvizja besa me 4.87% ose 5 deputete.

Aleanca Për Shqiptarët u rendit e treta ME 2.95% të votave ose e thënë ndryshe me 3 deputetë. Ndërsa, PDSH-ja e Menduh Thaçit, është renditur parti e katërt në radhët e atyre shqiptare dhe ka marrë 2 deputetë, të cilët i ka siguruar nga 2.61% e votave.

Ajo që mbetet për tu parë tashme, janë negociatat për formimin e qeverisë së re, sipërmarrje e vështire përsa kohe që fituesi i këtyre zgjedhjeve nuk ka votat e duhura. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se qeveria nuk do të mund të formohet pa shqiptaret.

/ TV KLAN

Buy Now on CodeCanyon