Partia Demokratike e ka përshëndetur përgjigjen e komisionit të Venecias per ligjin e Vettingu-t duke vlerësuar se opinioni konfirmon qëndrimin e saj, se procesi i rivlerësimit te gjyqtareve dhe prokuroreve duhet të bërë vetëm nga organet kushtetuese.<br /><br />Në një deklarate pas publikimi të opinionit, Selia Blu shprehet se Komisioni i Venecias, në paragrafin 64, ka shprehur qartë opinionin se grupi i punës i përbërë nga organet që janë nën varësinë apo ndikimin e Kryeministrit (siç janë DSIK, SHKB në Ministrinë e Brendshme, DPPPP, etj), duhet të jetë domosdoshmërish nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e plotë të Komisionit të Pavarur të Vettingut.<br /><br />Paragrafi 64 thekson se: ?Për Komisionin e Venecias, konkluzioni themelor është që grupi i punës, i cili ka rolin kryesor në kontrollin e figurës dhe që përbëhet nga personel sigurie, të funksionojë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve të rivlerësimit dhe që të gjitha materialet në dispozicion të grupit të punës duhet të jenë në dispozicion të tyre?.
