TIRANE-Ka nisur sërish me debate mbledhja e komisionit hetimor për marrëveshjen e privatizimit të OSSH te kompania çeke CEZ.<br /><br />Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë për herë të dytë në këtë Komision, por nuk ka pranuar të dëshmojë pa dhënë dorëheqjen më parë, kryetari i komisionit, deputeti socialist, Taulant Balla, i cili sipas Berishës është në konflikt interesi për shkak të dënimit nga gjykata për shpifje. <br /><br />Balla i kërkoi Berishës të ngrihej në këmbë dhe të betohej përpara anëtarëve të komisionit, gjë e cila është refuzuar nga Berisha. Ai e ka quajtur sërish Ballën shpifës të dënuar nga Gjykata.
