Surprise Me!

Thasët me kanabis drejt Maqedonisë

2016-12-18 1 Dailymotion

Policia kufitare Bllatë ka sekuestruar 122 kilogramë kanabis, e cila po transportohej me një kalë. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se autori i dyshuar për transportin e lëndës narkotike është një person më inicialet S.I, i cili është shpallur në kërkim. Policia ka pikasur kalin e ngarkuar me çanta të dyshuara me lëndë narkotike që po lëvizte në drejtim të kufirit maqedonas<br /><br />Efektivët e policisë së Dibrës janë vënë në ndjekje të tij, por S.I, ka konstatuar që po e ndiqte policia dhe ka braktisur kafshën e dorës dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga terreni dhe errësira.<br /><br />Në cilësinë e provës materiale janë kanë kapur 1 kafshë ngarkese (kalë) i ngarkuar me 7 thasë, 5 çanta plasmasi dhe 2 qese plasmasi të zeza të mbushura me lëndë të dyshuar e llojit kanabis, me peshë 122 kilogramë./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon