Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Administratori i OSHEE Adrian Çela ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dorëzojë në qeveri një propozim ku parashikohen penalitete për të gjitha ato kompanitë që dëmtojnë linjat e tensionit.Gjatë prezantimit të punës në 11 muaj Çela tha se muajt e fundit me qindra abonentë kanë mbetur pa energji vetëm prej dëmtimit të linjave.
Të gjitha ato kompani që do të dëmtojnë linjat e tensionit të OSHEE do të përballen me një sërë penalitetesh.
Gjatë prezantimit të bilancit 11 mujor administratori Adrian Çela tha se propozimi për ndërhyrje në ligj do të shkojë në qeveri brenda këtij muaji.
Disa nga sanksionet parashikojnë perjashtim të kompanive nga konkurimet publike si dhe vënien në dispozicion të një fondi garancie.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/demtimi-i-linjave-te-oshee-cela-penalitete-per-kompanite-e-papergjegjshme/