http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ne Maqedoni është mbyllur procesi i ankimimit te forcave politike per zgjedhjet parlamentare te se dielës. Ne Komisionin Shtetëror Zgjedhor kane paraqitur ankesa Partia Socialdemokrate LSDM nga forcat maqedonase dhe Lëvizja Besa nga forcat shqiptare. Dy partitë pretendojnë per parregullsi, qe u kane shkaktuar humbjen e nje mandati per secilën, por edhe per probleme per mbledhjen dhe konfirmimin e rezultateve. KSHZ duhet te marre nje vendim brenda 48 orësh. Organizata joqeveritare Civil ka kërkuar gjithashtu rivotim ne 30 qendra per shkak te shkeljeve te vërejtura diten e votimit, si dhe rinumërim te te gjitha votave per kaosin me procesverbalet qe mbërritën ne KSHZ.Por tre dite pas zgjedhjeve, mbetet ende e paqarte se cila parti do te formoje qeverinë, ndersa sipas rezultateve zyrtare, VMRO-DPMNE ka siguruar 51 mandate dhe LSDM, 49. Ende nuk ka informacione per nisjen e bisedimeve per koalicionet e mundshme. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka deklaruar se nuk do te pranoje bashkëqeverisje me njerez si ish kryeministri Gruevski, qe eshte nen hetim nga Prokuroria Speciale Publike.
