Kryetari i bashkisë së Durrësit ka reaguar pas kërkesës që Basha i bëri Ramës për shkarkimin e tij duke e akuzuar për lirimin e Lulzim Berishës.

Vangjush Dako shprehet se akuzat e PD janë baltosje për emrin e tij, ndërsa Basha duhet të dijë që kjo procedurë është e zakonshme, pasi vetëm në 2016 perfituan 36 persona.

"Është baltosje e emrit nga Blushi dhe Basha. Basha duhet të dijë që kjo procedurë është e zakonshme. Përsa i përket punësimit të të burgosurve kemi një marrëveshje me Shërbimin e Provës.

Janë 36 persona që kanë përfituar referencë nga bashkia.