Surprise Me!

Report TV - Ndryshon ligji, përgjim bisedave në vende private, survejim me video

2016-12-18 0 Dailymotion

Ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhënë ende fund dilemës së madhe nëse do të pranojë apo jo opinionin e Komisionit të Venecias për ligjin e Vetingut, misionet e SHBA-BE në Tiranë, EURALIUS dhe OPDAT, po avancojë me hartimin dhe ndryshimin e ligjeve të tjera, në kuadër zbatimit të Reformës në Drejtësi.<br /><br />Pas ndryshimit të ligjit Antimafia, në duart e anëtarëve të komisionit për Reformën në Drejtësi, ka shkuar edhe projektligji për përgjimet parandaluese.<br /><br />Projektligji parashikon procedura të reja për përgjimin parandalues e komunikimeve elektronike, ndërsa përfshin për herë të parë video survejimin dhe përgjimin e bisedave në vende private dhe publike nga institucione shtetërore informative të krijuara.

Buy Now on CodeCanyon