Surprise Me!

Report TV - Xhafaj:Gjykata t'i hapë rrugë Vetingut Bylykbashi:Dako, test për Edi Ramën

2016-12-18 0 Dailymotion

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të dalin mbi preferencat e tyre individuale e të vendosin me integritet për ligjin e Vettingut.

Kjo është ftesa që i bëri trupës së kësaj gjykate kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, ndërsa kujtoi se Komisioni i Venecias ia ka bërë më të lehtë punën kësaj gjykate.

"Qytetarët po presin me padurim të shohin Gjykatën Kushtetuese që të përmbushë misionin dhe ti qëndrojë korrekte asaj që të gjitha palët kanë thënë, Komisionit të Venecias.

Besoj se është në përgjegjësinë e Gjykatës Kushtetuese që ta konsiderojnë tejet prioritare për të dhënë vendimin për Vettingun.

Shpresoj që gjykata të tregojë në përgjegjësi në vendimin për Vettingun" deklaroi Xhafaj.

Ndërsa nënkryetari Oerd Bylykbashi tha se testi i Edi Ramës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe dekriminalizmit është shkarkimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Buy Now on CodeCanyon