Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti socialist Ulsi Manja , në intervisten e mbremjes në Ora Neës hedh poshtë pretendimet e Gjyktës Kushtetuese se po ushtrohet presion politik, ndaj saj për ligjin e vettingut. Manja thotë se përgjigja më e mirë e kësaj gjykate është dhënia e nje vendimi të shpejte dhe të argumentuar per ligjin baze të reforemës në drejtësi.
Manja: Përgjigja më e mirë që Gjykatës Kushtetuese duhet tu japë këtyre akuzave është një vendim i shpejtë në ldhje me vetingun. Një vendim që anëtarët duhet të jenë të ftohtë emocionalisht në dhënien e këtij vendimi edhe për shkak të këtij sensibiliteti që ka Vettingu, si ligji që do ti hapte rrugë zbatimit të reformës.
Deputeti socialist Manja, pranon se çështjet për të cilat Venecia ka dhënë opinion nuk lidhen me kushteteushmërinë e ligjit, ndërsa thekson se për këtë çështje shprehet vetem Gjykata Kushtetuese.
Manja: Komisioni i Venecias ka dhënë përgjigje saktësisht atyre 4 pyetjeve dhe 4 shqetësimeve që ka këruar Gjykata Kushtetuese, por në finale vendimi i takon ta marrë Gjykata Kushtetuese, sepse është ky i9nstitucioni kushtetues i mandatuar nga Kushtetuta për tu shprehur për përputhjen e ligjit me Kushtetutën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-manja-gjykata-kushtetuese-te-jape-sa-me-shpejt-vendimin/