Surprise Me!

Report TV - Karikuesi i celularit ndez në flakë pallatin, vajza hidhet nga ballkoni

2016-12-18 1 Dailymotion

TIRANË-Një apartament është shkrumbuar nga zjarri gjatë natës në zonën e Unazës së re në kryeqytet, ndërsa shkak besohet se është bërë një karikues celulari.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati, ne nje banese ku jetonin 3 vajza. Në momentin kur kanë nisur flakët e para, vajzat ishin në gjumë. Zjarri i tymi që u përhapën me shpejtësi i ka zgjuar vajzat të cilat i kapi paniku.

Për ti shpëtuar flakëve njëra prej vajzave është detyruar të hidhet nga ballkoni i saj drejt ballkonin e komshiut. Si pasojë, ajo ka dëmtuar këmbën, ndërkohë që dy vajzat e tjera kanë mundur të dalin nga dera me shpejtësi.

Sipas Policisë së Tiranës mendohet se shkak i zjarrit kanë qenë njëri prej dy karikuesve që ishin lënë në prizë. Për shkak se kishte defekt, mendohet se karikuesi ka pësuar masë, duke marrë fillimisht flakë kabëlli i tij, ndërkohë që më pas zjarri është përhapur me shpejtësi.

Zjarri ka krijuar panik tek banorët e tjerë të pallatit duke i detyruar të braktisin shtëpitë bashkë me fëmijët.

Buy Now on CodeCanyon