Vetëm pak ditë na ndajnë nga vënia në skenë e një prej historive më të bukura të Krishtlindjes.

Bëhet fjalë për ?Arrëthyesin?, një produksion teatror, me muzikë dhe balet, një premierë absolute shqiptare nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë.

Me Drejtore Artistike, Monika Lubonjën dhe regjisore Andia Xhunga, pas këngës ?Eja me Mua? dhe videoklipit të saj, fëmijët këtë herë do të ngjiten në sallën e madhe të Universitetit të Arteve, për të vënë në skenë ?Arrëthyesin?,

Mos e humbisin, në datat 20 dhe 21 Dhjetor, ora 18:00.