Surprise Me!

Report TV - Amnistia, nis shqyrtimi në Kuvend, lirohen 1000 të dënuar

2016-12-18 2 Dailymotion

Kuvendi nis të hënën të shqyrtojë ligjin për amnistinë. Rreth 1000 të burgosur pritet të lirohen nga qelitë, ndërsa rreth 3000 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.<br /><br />Brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, diku rreth fundit të muajit janar, Drejtoria e Burgjeve duhet të ketë gati listën me emrat e përfituesve. Aktualisht në Shqipëri ka rreth 6000 të burogosur dhe 3200 të paraburgosur.<br /><br />Sipas amnistisë, lirohen nga burgu të gjithë ata që janë dënuar deri në 10 dhjetor 2016, me burgim deri në 2 vjet, pavarisht sesa kohë u ka mbetur për të shyer. Amnistohen gratë 55 vjeç e lart dhe meshkujt 60 vjeç e lart, si dhe të burgosurit që kanë qenë minorenë në kohen e kryerjes së krimit.

Buy Now on CodeCanyon