Surprise Me!

Motrat binjake martohen me vëllezërit binjakë

2016-12-26 1 Dailymotion

Derisa çiftet po i afroheshin altarit, mysafirët filluan të ndjehen të hutuar për faktin se nuk mund të bënin dallimin e vëllezërve dhe motrave binjake nga Rusia, të cilat kishin veshur fustanet e njëjtë ashtu sikurse vëllezërit binjakë që kishin rroba të kaltra.

Nuset Daria dhe Maria kanë ndërruar unazat me vëllezërit Konstantin dhe Rostislav, në një kishë në qytetin Zhukov në pjesën perëndimore të Rusisë.

Çiftet ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, pasi kishin diçka të përbashkët – ishin binjakët identikë, por më vonë kjo miqësi u shndërrua në dashuri.

“Kur u takuam për të parën herë mbetëm të shokuar ashtu siç mbetën edhe ato. Por me kalimin e kohës e kuptuam që ato janë dashuria e jetës sonë”, ka deklaruar Rotislav.

Buy Now on CodeCanyon