Baleti "La Sylphide" me koreografi të Ilir Kernit do të ngjitet në skenë me interpretimin e trupës së Tetarit të OPerës dhe Baletit të Shqipërisë dhe Trupës Kombëtare të Baletit të Kosovës. "La Sylphide" ngjitet në skenë në datat 1 dhe 2 Prill.<br /><br />Një tjetër premierë e artistëve të Kosovës ?Netët arabe? do të shfaqet më 3 prill me koreografinë e Pëllumb Agalliut. Për të dyja premierat, drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit Ilir Kerni, organizoi një konferencë për median me Drejtorin e Teatrit të Kosovës, Ahmet Brahimaj në praninë e ambasadorit të Kosovës, Sulejman Lladrovci e solistëve. Kerni theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe motivet e ngjitjes së "La Sylphide" në skenë.<br /><br />Dhe Kerni pohon se për t?i siguruar një të ardhme më mirë teatrit të operës ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë, me synimin që të krijohet një traditë që i paraprin së ardhmes. Por kjo sipas Kernit nuk mund të bëhet pa sakrifica.