Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Drenovës në Korçë, kundërshtojnë projektin e bashkisë për shtrimin me kalldrëm të fshatit turistik.
Sipas banorëve, punimet janë jocilësore, dhe shumë larg kalldrëmit origjinal turk, që siç thonë vazhdon t?i rezistojë kohës. Ata shprehin rezerva edhe per kanalizimet e ujrave te shiut te cilat thonë se po ndertohen me beton.
Banorët ankohen: ?Fut betonin në një fshat që është pikë turistike. Turistin s?e ka marrë malli për beton. Më mirë të bëhej asfalt sesa ky kalldrëm?
E kontaktuar Bashkia e Korçës shpjegon se pas reagimit të banorëve të Drenovës, ka kërkuar nga firma zbatuese t?i rikthehet punimeve për cdo mangësi jashtë projektit, në të kundërt njësia vendore nuk do e marrë në dorëzim dhe nuk do te shlyeje detyrimin prej 2.5 milion lekë të reja.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-drenove-rruget-shtrohen-me-kalldrem-prej-betoni-ankohen-banoret/