Në Muzeun Kombëtar u mbajt konferenca ?100 vjet misione arkeologjike italo-shqiptare? i organizuar nga Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Italiane.
Ky aktivitet u përshëndet nga ambasadori italian Alberto Cutillo dhe zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi.

Konferenca u shoqërua me ekspozimin e rezultateve të zbulimeve të misioneve arkeologjike italo-shqiptare, që nisin para një shekulli me ardhjen e Kont Ugolinit dhe Alfredo Nuccitelit në Shqipëri.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 20 Maj 2016. Arkeologia Lida Miraj rrëfen për Report TV rëndësinë e misionit të Ugolinit në Shqipëri.

Kuratori i ekspozitës Giuseppe Lepore foli ndër të tjera për dëmin që i ishte bërë arkeologjisë gjatë ndërperjes së bashkëpunimit gjatë 50 viteve të dikaturës komuniste.

Ndërsa drejtori i Muzeut Kombëtar Melsi Labi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Italinë.