Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qarku i Shkodrës mbetet më problematiku për kultivimin e bimëve narkotike dhe kjo pranohet zyrtarisht edhe nga drejtuesit e lartë të policisë së shtetit.
N/drejtori i përgjithshëm Altin Qato nga Shkodra tha se ky qark ka riskun më të lartë të kultivimit me 35%, kjo ndihmuar edhe nga terreni malor.
Qato: Janë identifikuar 1730 parcela dhe janë asgjësuar, 285468 bimë narkotike. Qarku i Shkodrës zë rreth 35% të totalit të bimëve narkotike. Pra, është qarkun me rrizkun më të larët.
Qato ishte i prerë në qëndrimin e tij kur ju rikujtoi efektivëve të policisë dhe përfaqësuesve vendorë se do të mbajnë përgjegjësi direkte nëse nuk bashkëpunojnë.
Qato: Çdo territor ka një përgjegjës dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi. Është porosi edhe e zt. Ministër dhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit se në territoret ku konstatohen aktivitete të tilla do të mbajmë qëndrim për punonjësit që janë përgjegjës për kontroll territori. Punonjësi i policisë e ka për detyrë të kontrollojë territorin. Do të ketë ndjekje penale nëse ata nuk janë aktiv.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shkodra-ne-krye-te-listes-per-kultivimin-e-droges-pranohet-zyrtarisht/