Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rehabilitimin e një hapësirë prej 5.6 hektarësh në Njësinë Administrative nr. 5. Kryebashkiaku Veliaj gjatë përurimit, tha se investimi në këtë bllok vjen falë kontributit të taksave të qytetarëve.
Veliaj: Kjo do të thotë se i kemi kthyer kësaj njësie ekzaktësisht shumën që ka paguar në taksa në katër vitet e fundit. Çka do të thotë se qytetarët i kanë në dorë investimet e tyre. Sa më korrektë të jenë me pagesat ndaj bashkisë, aq më korrekte do të jetë bashkia për t?ua kthyer qindarkë më qindarkë në investime të tilla.
Veliaj njoftoi banorët se bashkia ka zgjidhur edhe problemin me parkimin.
Veliaj: Për herë të parë, këtu do të pilotojmë edhe parkimin në komunitet me 162 vende parkimi. Duke nisur nga muaji tjetër, qytetarët do të mund të marrin kartën e rezidentit, duhet të provojnë që kanë një makinë dhe apartament në këtë zonë të rikonstruktuar, çka do u mundësojë të kenë vendin e tyre të sigurt të parkimit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/investimet-ne-tirane-veliaj-ketu-do-te-pilotojme-parkimin-ne-komunitet/