Ish deputeti Mark Frroku padit në gjykatë, Prokurorinë e Përgjithshme për akt ekspertimin kontabël mbi pasurinë e tij dhe kërkon nga gjykata të pranojë vlerësimin e ekspertit të pavarur që ka nxjerr si konkluzion se pasuria e Frrokut ka burim të ligjshëm.

Prokuroria refuzon të bëj pjesë të hetimeve ekspertizën e realizuar nga eksperti i pavarur për burimin e pasurisë së Mark Frrokut. Për këtë ish depueti Kristian Demokrat i drejtohet gjykatës.

Shtatë muaj nga nisja e hetimit pasuror ish deputeti Mark Frroku sot i pandehur në gjykatë për akuzën e vrasjes kundërshton ekspertizën e ekspertës Greta Dangu kontraktuar nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka arritur në konkluzionin se Frroku nuk justifikon burimin e pasurisë prej 10 milion euro.

Më 26 tetor 2015 prokuroria caktoi eskperten Greta Dangu e cila kaloi në sitë pasurinë e Frrokut prej 2005 deri në 2015. Vetë Frroku caktoi një tjetër ekspert privat që nxorri rezultat të kundërt nga ai i ekspertes Dangu.

Në këtë moment Frroku kërkoi që ekspertiza e bërë nga eksperti i pavarur të bëhej pjesë e fashikullit hetimor, kërkesë kjo që u refuzua nga prokuroria.

Këtë vendim të prokurorisë Mark Frroku e ka ankimuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe pritet që ditën e shtunë më 30 prill gjykatësja Flora Hajredinaj të vendos nëse do pranoj ekspertizën e bërë nga prokuroria apo atë nga eksperti i kontraktuar nga pala nën hetim Mark Frroku.