Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është drejtuar me një letër kryeministrit Rama si dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, ku kërkohet transparencë në lidhje me projektin e stadiumit Qemal Stafa.

Në letrën e tij, Paloka kërkon informacion dhe kopje të dokumentacionit të plotë zyrtar duke përfshirë;

1-Projektin e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit
2-Kontratën e partneritetit publik-privat
3-Kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime ku pasqyrohet qëndrimi i mbajtur nga përfaqësuesit e shtetit
4-Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e firmës fituese
5-Dokumentacionin e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT në miratimin e këtij projekti

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Partia Demokratike thotë se e ka denoncuar këtë rast si aferë korruptive, si një projekt që ka prioritet klientelën, qendrën tregtare, hapësirat e biznesit, dhe jo sportin e qytetarët.

PD shton se, sipas planit të kryeministrit Edi Rama, hapësirat për sportdashësit zvogëlohen, ndërsa zgjerohen hapësirat fitimprurëse të klientit.