Pronarët e tokave të përmbytura nga baseni ujëmbledhës i hidrocentralit të Fiezës, kanë protestuar sot përpara institucioneve vendore të Kukësit, ku kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për dëmshpërblimin që i?u takon atyre për tokat që i?u janë zënë nga uji.

Sipas banorëve, pas 22 vitesh greva, protesta paqësore dhe të dhunshme, të cilat janë ndërmarrë shpesh, problemi i dëmshpërblimit të tokave të nuk ka gjetur zgjidhje përfundimtare.

Që nga viti 1994 ata kërkojnë të dëmshpërblehen dhe t?iu kompensohet toka që u ka marre liqeni i Fierzës.

Bëhet fjalë për rreth 3 mijë familje të dëmtuar, por që në asnjë rast nuk kanë gjetur zgjidhje.

Banoret thanë se nëse nuk do të dëgjohen edhe kesaj here, protesta e tyre do të përshkallëzohet.

Protestuesit kanë bërë thirrje që të ngrihet zëri në parlament dhe në institucionet e tjera për kompensimin e pronave të tyre të humbura prej më shumë se 40 vitesh.