Surprise Me!

Denoncimi - PD: Burimet dëshmojnë se Tahiri ka folur me Shullazin para ndalimit nga policia

2017-02-21 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD ka hedhur sot akuza në drejtim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në lidhje të tij me Emilajano Shullazit. Në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i departamentit të sigurisë, Enkeled Alibeaj tha se Sajmir Tahiri ka folur me Shullazin para se ai të ndalohej, përmes telefonit të nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Ermal Muça.
Deklarata e Alibeajt
A ka biseduar Saimir Tahiri me Emiliano Shullazin, përpara ndalimit të tij nga policia?
A e ka garantuar Tahiri, Shullazin, se thjesht do të shoqërohej do të pyetej për kërcënimin e kandidatit per rektor, e më pas do lihej i lirë?
Të gjitha të dhënat tregojnë se kështu ka ndodhur.
Pakti u prish, sepse prokuroria urdhëroi arrestimin për akuzat e gjobvënies e kanosjes, pas punës disa mujore që kishte bërë për sigurimin e provave, sigurisht pa dijeninë e Tahirit.
Burime serioze, oficerë që janë në dijeni dhe që kanë qenë prezentë në aksion, dëshmojnë se Sajmir Tahiri ka folur me Emiliano Shullazin përmes telefonit të nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Ermal Muça.
Ky funksionar i policisë rezulton të jetë një nga personat e besuar për shumë paligjshmëri e trafiqe që bëhen me dijeninë dhe bekimin e Tahirit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-burimet-deshmojne-se-tahiri-ka-folur-me-shullazin-para-ndalimit/

Buy Now on CodeCanyon