Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar socialist dje, pas largimit të ambasadorëve, është shoqëruar me debate mes deputetes Mimoza Hafizi dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Një ditë pas debateve, Hafizi është takuar me kryetarin e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.

Objekt i bisedës mendohet të ketë qenë pikërisht debatet e ashpra dje në mbledhje.

Hafizi ka shprehur shqetësimin se një mësuese është shkarkuar nga puna për shkak se është identifikuar si mbështetëse e Lëvizjes së deputetit Ben Blushi.

Nga ana e saj, ministrja Nikolla ka sqaruar se shkarkimi i mësueses në fjalë është bërë pasi ajo detyronte nxënësit që të ndiqnin kurset e saj private në këmbim të një note të lartë në lëndën që jepte.