Propozimet e pakërkuara për koncesione do marrin përgjigje brenda 90 ditëve nga krijimi I komisionit përkatës të vlerësimit, dhe do të shpërblehen me bonus prej 10 pikësh totale të garës në rast se pranohen.

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në rregulloren për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat?, miratuar me vendimin nr. 575, datë 10.7.2013.

Sipas përcaktimeve të reja, në rast se të dhënat e ofruara nga propozuesi janë të pamjaftueshme, autoriteti kontraktues mund të kërkojë informacione shtesë nga propozuesi.

Po ashtu, bazuar në raportin përmbledhës, autoriteti kontraktues vendos: të kthejë për plotësim propozimin e pakërkuar, për shkak se nuk është paraqitur sipas formave të kërkuara të këtyre rregullave.

Në këtë rast, propozuesi ka afat 30 ditë nga data e kthimit të propozimit për të plotësuar atë.

Përveç përshkrimit dhe dokumentacionit përkatës, autoriteti kontraktues dorëzon në Ministrinë e Financave një raport cilësor dhe sasior risku dhe një raport mbi implikimet fiskale vjetore të drejtpërdrejta dhe/ose të pritshme të ndryshimeve gjatë kohëzgjatjes së kontratës.