Pak orë para ndeshjes më të fortë dhe të rëndësishme të kampionatit mes Skënderbeut dhe Partizanit që do të zhvillohet sot në orën 19:00 në Korçë kanë nisur përplasjet mes dy tifozerve respektive.

Rreth 60 tifozë të ekipit të Partizanit sipas informacione nga qyteti i Korçës janë të pajisur me sende të forta nga një makinë me targa të kryeqytetit duke sjellë më pas edhe përplasjet me tifozët vendas.

Banorët e qytetit shprehen për Report Tv se pas pajisjes me sende të forta, kryesisht shkopinj, tifozët e Partizanit janë filluar të qëllojnë tifozët vendas në lokalet e qytetit, por kanë goditur duke thyer edhe xhamat e pallateve dhe portën hyrëse të stadiumit të ?Skënderbeut?.

Nga përplasja mes tifozëve disa kanë mbetur të lenduar, por ende nga policia nuk ka asnjë njoftim zyrtar për atë që është duke ndodhur në qytetin e Korçës.

Policia është vendosur në gatishmëri pas incidenteve, por nuk e ka pritur që tifozët ekipit të Partizanit të mbërrinin në orët e para të mëngjesit në Korçë.

Grupi i tifozëve të Partizanit që shkatuan dhunën është shkëputur nga grupi kryesor i mbështetësve të kuq, pasi udhëtuan që ditën e djeshme duke u bërë një surprizë lojtarëve në Pogradec dhe më pas udhëtuan për në Korçë në orët e para të ditës së sotëm duke sjellë edhe incidentet.