Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komuniteti LGBT kërkon nga Qeveria të bëjë ndryshime në kodin e familjes, duke i hapur rrugë bashkëjetesës ligjore mes partnerëve homoseksualë. Por, komunitet fetare në vendin tonë si Kisha Katolike dhe Komuniteti Mysliman shprehen kategorisht kundër ndryshimeve ligjore me argumentin se cënohet rëndë institucioni i familjes. Zëra kundër këtyre ndyshimeve ka dhe në rradhët e deputetëve të parlamentit të Shqipërisë. Deputetja Mesila Doda thotë se forca politike që ajo përfaqëson, PDIU, refuzon të votojë ndyshime në Kushtetutë që cënojnë familjen dhe i hapin rrugë bashkëjetesës mes çifteve të të njëjtit seks.
Këto janë dy nenet në kodin e familjes që propozohen për ndryshim nga komuniteti LGBT, në paragrafin e bashkëjetesës që përcaktohet si bashkim mes burrit dhe gruas, të shtohen edhe personat që kanë orientim seksual ndaj të njëjtës gjini.
Propozimet të kësaj natyre janë bërë prej tre viteve, por nuk janë përfshirë ende në kodin e familjes.
Xheni Karaj, komuniteti LGBT: ?Nuk flasim për martesat por flasim për njohjen e bashkëjetesave midis personave të të njëjtit seks. Ka ardhur momenti që politikanët tanë të tregohen të guximshëm dhe mos ta maxhinalizojnë familjen LGBT?.
Propozimi i LGBT ndesh me kundërshtimin e të paktën 2 komuniteve fetare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/komuniteti-lgbt-kerkon-ndryshim-ne-paragrafin-e-bashkejeteses/