Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se nuk ka dijeni nëse Klemend Balili është apo jo në kërkim nga autoritetet shqiptare.

"Nuk kam dijeni për këtë çështje", u shpreh Manjani.

I pyetur nga mediat për ecurinë e hetimeve, në bashkëpunim me autoritetet greke, Manjani u shpreh i rezervuar, pasi sipas tij, çështja i takon Prokurorisë.

"Nuk kam asnjë koment, përgjigje apo informacion për t'iu dhënë për këtë çështje. Është një çështje që i takon Prokurorisë shqiptare e cila ka muaj që ka filluar një proces me Prokurorinë greke. Kështu që, kjo çështje i takon këtyre dy institucioneve", u shpreh Manjani.