Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias ndodhet në Tiranë për një vizitë dy ditore. Kotzia do të zhvillojë një takim me homologun Bushati dhe më pas do të japë një konferencë për shtyp.
Por jashtë ambienteve e ministirsë së Jashtme Shoqata Çamëria dhe qytetarë të tjerë kanë dalë në protestë, për ti kërkuar ministrit grek njohjen e të drejtave të çamëve dhe heqjen e ligjit të luftës.
Idrizi: Njohja e këtyre çështjeve do të bëjë që mes dy vendeve do të ketë një fqinjësi të mire. Sot ministria jonë e Jashtme, edhe ky Kotzias duhet të ndajë një gjë: Shqipëria është vend mik apo Shqipëria është vend armik?!. Deri këtu janë marrëdhëniet tona. Njerëz që nuk lejojnë të shkojnë të shohin vatrat e tyre . E për çfarë shteti demokratik flasim kur kanë frikë nga pleqet 84 vjecarë të çamerisë. Çështja e Çamersisë është një çështje e drejtë. Axhendën e Shqipërisë nuk e bën Greqia.
Shoqata Çamëria po proteston nën moton ?Unë jam shqiptar i Çamërisë, unë ekzistoj?!
Ditën e martë, datë 7 qershor 2016, ora 10:00, Ministrat do të marrin pjesë në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës me temë: ?Mbi rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke për të ardhmen evropiane të rajonit?. Aktiviteti do të zhvillohet në Godinën Liria ? Aula Magna, të Qytetit Studenti. Në përfundim të panelit të parë të diskutimeve, të dy Ministrave, do të ketë dhe një panel të dytë diskutimi me akademikë shqiptarë dhe grekë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/kotzias-neser-ne-tirane-pas-takimit-bushatin-konference-per-median/