Menjëherë pas mbylljes së muajit të Ramazanit dhe festës së Bajramit të madh, ka nisur fluksi i ardhjes së shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit shqiptar.<br /><br /> Këtë të shtunë në pikën e kalimit kufitar të Morinit,mijëra kosovarë kaluan doganën që nga ora tre e mëngjesit.<br /><br />Ngarkesa ishte e papërballueshme dhe policitë e dy vendeve punuan në pikën kufitare të Morinit me procedure të përshpejtuar. Deri në mesdite numri i personave i kaloi 10 mijë vetë.