Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës.

PS bëri kërkesë për rrëzimin e dekretin e Nishanit, lidhur me datën e zgjedhjeve. Me rrëzimin e kërkesës, dekreti mbetet në fuqi dhe data e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Dibrës është 11 shtatori.

Socialistët pretendon shkeljen e Kodit Zgjedhor nga Nishani, pasi më parë kreu i shtetit duhet të priste zbardhjen në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Shukri Xhelilin. Kushtetuesja la në fuqi vendimin e Qeverisë që e shkarkoi atë nga detyra menjëherë pas daljes së videoskandalit seksual.

Ndërsa për Nishanin data e zgjedhjeve ishte e përcaktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.