stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Agron Strazimiri është trajner cirku prej 35 vitesh ku është nderuar me çmime të shumta kombëtare dhe ndërkomëtare dhe ai mund të quhet me bindje të plotë ?Mjeshtër i madh? në këtë fushë. Por Agroni ankohet në ?Stop?, se prej shumë vitesh ka punuar në cirkun e Peshkopisë, por drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mufit Tupja, e ka hequr nga puna, duke e zëvendësuar me një person të diplomuar për punë sociale. Vetë Agroni tregon për rrugëtimin e tij në fushën e artit dhe saga e madhe në të cilën ndodhet sot.

?Kam mbi 35 vite që jam trajner i trupës së cirkut. Fillimisht kam ngritur trupën e cirkut në qytetin e Bulqizës. Në vitin 1998 kam ardhur në Peshkopi dhe kam ngritur trupën e cirkut këtu. Kam mbi 20 vjet që punoj në Peshkopi, nëntë vjet kam qenë instruktor i jashtëm dhe dhjetë vjet kam qenë punonjës efektiv. Dikur kam qenë edhe përgjegjës i sportit, para pesë vitesh, pranë këtij institucioni. Me rezultate shumë të larta kam marrë pjesë në takime kombëtare dhe ndërkombëtare, kam marrë çmime,dekorime e trofe të shumta. Unë kam marrë pjesë në të gjitha skenat e Shqipërisë. Pas kaq shumë vitesh unë kam ndërruar shtatë drejtorë. I vetmi drejtor, të cilin nuk e kuptoj, që ai duhet të shikojë se çfarë arritjesh janë bërë dhe nuk e di nëse e bën analizën ai, që unë kam ngritur jashtë mundësive nivelin artistik. Tani ato më kanë hequr nga puna, aty kanë sjellë një punonjës social.?

Më pas stafi i emisionit investigativ ?Stop? u drejtua drejt drejtorit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në qytetin e Peshkopisë, për të kuptuar më tepër se cili ka qenë motivacioni i heqjes nga puna i mjeshtrit Agron. Por ja çfarë argumenti jep Mufit Tupja:

?Si drejtues mbaj përgjegjësi për çfarë vendos, për largimin dhe emërimin e mësuesve në institucionet publike. Drejtori mori masa për sistemimin dhe rishikimin e dosjes së punonjësve të saj, lidhur me plotësimin apo jo të kritereve që lejon ushtrimi i profesionit të mësuesit instruktor. Në dosjen që posedon Agron Strazimiri, nuk ekziston asnjë dokument apo diplomë.

Ai deklaron se është zëvendësuar nga një punonjës social, sa e vërtetë është kjo?Absolutisht nuk është zëvendësuar nga një punonjës social.

Tani cirku funksionon në institucionin tuaj?
Jo!

Pse?
Po nuk ka, nuk ta lejon ligji se kemi një punonjës që është jashtë çdo kompetence domethënë i pashkollë.

Instruktor i sektorit të sportit?çfarë është ky? Ju thatë që jep dy lëndë të gjuhëve të huaja?
Aktualisht, me vendim provizor. Është punonjës social me të lartën, por ka mbaruar për spanjisht shkollën në Bullgari, është i diplomuar dhe është shumë i përgatitur.

Por që është me pozicion instruktor?
Po instruktor quhen të gjithë.

Instruktor i sektorit të sportit, jo i gjuhëve të huaja?
Ta thashë më duket, a nuk do të besosh apo çfarë?

Jo nuk është që nuk dua të besoj, por këtu është e shkruar instruktor i sektorit të sporti...