VLORE-Arrestohet autori i vrasjes së Fabjon Veizajt, ngjarjes së ndodhur paraditen e 11 nëntorit në fshatin Vranisht të Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi i Marjo Ribajt, 23 vjeç u bë brenda 10 orëve nga krimi, teksa po tentonte ti largohej policisë.<br /><br />Së bashku me të, në pranga përfundoi edhe Endri Pango, 28 vjeç, banues në Vlorë, si bashkëpunëtor për përkrahje në kryerjen e krimit, ndersa sekuestrohet dhe arma e krimit.
