Mjekët shqiptarë kërkojnë që pakujdesia e tyre gjatë ushtrimit të profesionit dhe pse shkakton pasoja apo dëme tek shëndeti i pacientit të mos trajtohet si vepër penale por të trajtohet nga kodi civil.<br /><br />Report Tv ka siguruar një kërkesë drejtuesve të shoqatave mjekësore shqiptare drejtuar institucioneve përfshi këtu Presidentin Nishanin, Kryeministrin Rama, Kryeparlamentarin Meta dhe Ministrave të drejtësisë e shëndetësisë.