Sipërfaqe të tëra toke dhe banesa të rrethuara nga uji. Kjo është situata që paraqitet në fshatin Narte katër ditë pas rënies së reshjeve.<br /> <br />Edhe pse shirat kanë pushuar situata në zonë mbetet problematike. Banorët shprehen se ?kjo është një situatë e përvitshme pasi mungesa e kanalizimeve dhe bllokimi i tyre ka sjellë bllokimin e derdhjeve të ujërave dhe për këtë shtëpitë tona janë të rrethuara nga uji.?
