Surprise Me!

Ora News – Pas përmbytjeve, disa zona në jug dhe veri ende probleme

2017-02-22 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësiht se reshjet e shiut kanë pushuar në disa zona të vendit situata pas përmbytjeve vijon të mbetet e vështirë. Në Dibër ministrja Mimi Kodheli ka deklaruar se tashmë do të nisë riparimi i dëmeve .Ushtria ka ndërhyrë gjithashtu edhe në Lezhë ku po riparohen rrugët.Probleme me rrëshkitjen e dherave janë konstatuar edhe në Gjirokastër.
Disa zona të vendit vijojnë që të përballen me vështirësi si pasojë e reshjeve të dendura të rëna ditët e fundit .Edhe pse situata tashmë po shkon drejt stabilizimit një sërë fshtrash mbeten të bllokuara. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka mbledhur Shtabin e Emrgjencave në Dibër ndërsa ka premtuar ndërhyrje për riparimin e dëmeve.Kryebashkiaku u shpreh se ka një sërë problemesh pas përmbytjeve.
Kodheli: Mundësojmë riparimin apo lidhjen e të gjitha urave, riparimin e shpateve të lumenjve, rrugave dhe sigrisht brenda njësive tuaja do të vlerëson dëmet.
Ndërkohë në zonën e Bulqizës ku u rrezikuan qindra banesa nga fryrja e Drinit të zip o punohet për forcimin e argjinaturës së lumit.
Në Lezhë 200 forca ushtrie kanë zbritur në zonat e përmbytura me mjete të rënda dhe po punojnë për rikthimin e normalitetit në shumë zona ku janë konstatuar probleme. Shefi i Emergjencave Civile në Prefekturen e Lezhës Ndrek Mhillaj thotë se ndërhyrje ka patur në argjinatura rrugë dhe ura të dëmtuara gjatë ditëve me reshje.
Kanë nëdërhyrë në të gjitha argjinaturat në bashkitë Lezhë dhe Kurbin, po bëhet mundësia të ndërhyet edhe në bashkinë e Mirditës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-permbytjeve-disa-zona-ne-jug-dhe-veri-ende-probleme/

Buy Now on CodeCanyon