Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lirojë katër tregtarët e duhanit të arrestuar një ditë më parë nga policia.<br /><br />Për Arjan Halilin, Marjan Palalejn, Denis Zefin, dhe Astrit Muçajn është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje.<br /><br />Të premten këta persona kundërshtuan forcat e policisë dhe Doganën e Shkodrës, gjatë një aksioni për goditjen e tregtisë së paligjshme të duhanit.
