Sipërfaqe të tëra toke të përmbytura dhe banesa të rrethuara nga uji. Kjo është situata që paraqitet në fshatin Nartë në Vlorë, katër ditë pas reshjeve intensive. <br /><br />Edhe pse shiu ka pushuar, situata në zonë vijon të mbetet problematike. Banorët shprehen se përmbytja është përvitshme, pasi mungojnë kanalizimet.
