Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Bujqësisë i shoqëruar nga përfaqësuesi i lartë i BE në vendin tonë Jan Rudolf, dhe zv.ministrja e Integrimit Erisa Xhixho, panë nga afër laboratorët modernë ushqimorë të AKU në Durrës. Investim 5 mln euro i BE, u cilësua nga kjo e fundit, si një prioritet për integrimin, i të njëjtit rëndësi me vettingun.
Ndërtimi i 7 laboratorëve rajonal për kontrollin ushqimor do të rrisë ndjeshëm cilësin e produkteve të konsumit në vend. I shoqëruar nga zv.ministrja e Integrimit dhe nga përgjegjësi politik i BE në Tiranë, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, teksa inspektoi ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe laboratorëve të tij në Durrës vlerësoi se vazhdimisht ushtrohet kontrolle të produkteve ushqimore.
Edmond Panariti ministër i Bujqësisë: Kryhet një spektër i gjerë analizash, duke filluar që nga analizat fiziokimike, të përcaktimit të lagështisë, të përqëindjes së proteinës dhe të gjithë treguesit e tjerë dhe sigurisht edhe analiza të pranisë të agjentëve ndotës, duke filluar që nga analizat bakteriale që kontrollohet qumshti, mishi po kështu edhe analiza komplekse të karakterit fitosanitar.
Jan Rudolf theksoi se pavarësisht se vëmëndja më e madhe e BE-së është tek reforma në drejtësi, do mbështeten edhe sektorë të tjerë me rëndësi për qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/laboratoret-ushqimore-panariti-kontrolle-te-vazhdueshme/