TIRANE - Në kuadër të 72-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan homazhe tek "Ushtari i Panjohur", në nder të dëshmorëve që ranë në luftën për Tiranën.<br /><br />Në një prononcim për mediat, Meta dhe Veliaj një zëri përcollën mesazhin e mirënjohjes për dëshmorët, ndërsa theksuan se ky 17 nëntor është një mundësi për të parë me optimizëm drejt të ardhmes europiane.<br /><br />"Eshtë një moment për të kujtuar. Janë disa mesazhe që mbeten po aq të freskëta edhe kur kalojnë 72 vjeç. Ky është një moment i mirë. 72 vjet më parë negociuam qëndrimin tonë europian si pjesëmarrës të një aleance për të çliruar Europën. Sot kemi hedhur një hap për të qenë anëtarë të denjë të Bashkimit Europian."- deklaroi kryebashiaku Veliaj.
